IZRAEL – Netanyahu dënon veprimet shokuese të dëmtimit të varrezave hebreje

IZRAEL, 19 shkurt /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dënoi sot dëmtimin e varrezave hebreje në verilindje të Francës duke e cilësuar atë një veprim shokues të kryer nga “antisemitë të egër”.

“Sot në Francë ka ndodhur diçka tronditëse”, tha Netanyahu në një komunikatë.

“80 varre hebreje u dëmtuan nga antisemitë të egër duke vendosur simbole naziste”, theksoi ai duke i bërë thirrje krerëve francezë dhe europianë që të marrin pozicion të fortë kundër antisemitizmit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.