Gjirokastër, takim mbi problematikat në bujqësi

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ – Problematikat në fushën e bujqësisë në qarkun e Gjirokastrës ishin fokusi i takimit në institucionin e Prefektit me përgjegjësin e Sektorit të Bujqësisë, Balil Bineri.

Në këtë takim Bineri trajtoi problematikat lidhur me rrjetin kullues, i cili sipas tij ka nevojë për ndërhyrje në mënyrë që të bëhet funksional, devijimi i shtretërve të lumenjve me pasojë dëmtimin e tokave bujqësore, si dhe numri i ulët i fermerëve të regjistruar.

Ndërkaq, në fjalën e tij Prefekti i qarkut theksoi ndërgjegjësimin nga ana e fermerëve në lidhje me regjistrimin, pasi përveçse është detyrim ligjor, i ndihmon edhe për të përfituar subvencione bazuar në politikat e qeverisë shqiptare në mbështetjen e Sektorit të Bujqësisë.

z.tosku/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.