GJERMANI – Parisi dhe Berlini kërkojnë një politikë industriale europiane

BERLIN, 19 shkurt /ATSH-DPA/ – Pasi regullatorët e BE-së hodhën poshtë një shkrirje mes prodhuesit francez të trenave “Alstom” dhe sipërmarrjes gjermane të hekurudhave “Siemens” në fillim të këtij muaji, Berlini dhe Parisi kërkojnë të nxisin krijimin e një stretegjie industriale europiane për t’u përballur me konkurrencën në rritje në nivel botëror.

“Ne duhet të nxisim fuqinë tonë dhe të veprojmë më fuqishëm në bashkëpunim”, deklaroi ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier pas një takimi sot me homologun e tij francez, Bruno Le Maire në Berlin.

“Një teknologji kyçe është përpunimi i përbashkët i prodhimit të baterive për automjetet elektrike”, tha Altmaier duke shtuar se pritet një vendim në javët në vijim në lidhje me zhvillimet e këtij konsorciumi.

Gjermania dhe Franca kërkojnë të mbështesin krijimin e një fabrike baterishë më një fond të përbashkët prej 1,7 miliardë eurosh. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.