FRANCË – Sulm me armë të bardhë në Marsejë, disa të plagosur

MARSEJË, 19 shkurt /ATSH-AFP/ – Një person plagosi sot në mesditë me armë të bardhë dy kalimtarë në qendër të Marsejës, para se të vritej nga forcat e policisë me armë zjarri, sipas burimeve policore.

“Situata është duke u shqyrtuar nga seksioni kundërterrorizmit të prokurorisë së Parisit, në bashkëpunim me prokurorinë e Marsejës”, njoftoi prokuroria e Parisit.

Agresori, i lindur në vitin 1983, nuk njihet nga shërbimet policore, sipas të njëjtave burime.

Kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, agresori nxorri një armë zjarri dhe policët më pas qëlluan drejt tij.

Agresori, i palgosur rëndë, vdiq disa çaste më pas.

Një persona i tretë u plagos në këmbë për shkak të rikoshetës së plumbave. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.