FOTO/ Lëvizja Kombëtare për Lexim ndalon në Shkodër

TIRANË, 19 shkurt /ATSH/ – Lëvizjes Kombëtare për Lexim nuk e ndal udhëtimin e saj për të pasuruar me libra dhe fëmijët në shkollat jashtë kryeqytetit, pasi dhe aty ka lexues të denjë për një të ardhme europiane të civilizuar.

Kjo lëvizje u ndal sot në shkollën 9-vjeçare ”Ali Laçej” të qytetit të Shkodrës, ku të rinjtë kaluan disa orë produktive duke lexuar libra, historitë dhe personazhet e tyre të preferuar.

Libri dhe leximi duhen kuptuar jo thjesht si tregues të zhvillimit kulturor të një vendi, por dhe si motor lëvizës i zhvillimit social dhe ekonomik të tij. Libri përgatit qytetarë më të informuar për të drejtat e detyrimet e tyre, më të motivuar e më të ndërgjegjësuar për të përballuar sfidat e zhvillimit shoqëror.

Këtë vit Lëvizja Kombëtare e iniciuar nga ministria e Kulturës ka marrë si model 12 shkolla periferike, bibliotekat e të cilave do t’i pajisë me libra dhe do të synojë trajnimin e mësuesve të këtyre shkollave për mënyrën se si të punojnë për të afruar nxënësit me librin. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.