“Fiorentina” këmbëngul për blerjen e Luis Muriel

TIRANË, 19 shkurt ATSH/ – Pasi dështoi në Spanjë tek “Sevilla”, tashmë Luis Muriel mund të mbetet në Serinë A.

“Fiorentina” është gati ta blejë në fund të sezonit Luis Muriel nga “Sevilla” për shifrën e 13 milion eurove.

Kolumbiani mbërriti gjatë merkatos së verës nga “Sevilla” dhe deri më tani po bind klub vjollcë me paraqitjet e tij në fushë.

27-vjeçari e ka nisur mjaft mirë aventurën në Seria A teksa ka shënuar 4 gola në vetëm 4 ndeshje në të gjitha kompenticionet me “Fiorentinën”.

/gj.m/  /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.