Bonnuci: Më kërkoi “Real Madrid”, ja pse zgjodha “Juventusin”

TIRANË, 19 shkurt ATSH/ – Leonardo Bonucci ka zbuluar se verën e kaluar e kishte kërkuar “Real Madridi”. Ai ishte pjesë e “Milanit”, por vendosi të rikthehej tek “Juventusi”.

“Po, është e vërtetë, ‘Real Madridi’ më ka kërkuar”, ka zbuluar Bonucci.

“Ishte një nder dhe kënaqësi për mua, kjo do të thotë se unë kam punuar mirë në këto vite. Por thirrja e ‘Juventusit’ dhe dëshira për t’u kthyer në shtëpi ishin themelore. Vendosa që ngjyrat e bardhezinjve më përshtaten më mirë”, tha ndër të tjera Bonnuci.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.