BE – Juncker: Nuk shoh mjaftueshëm progres për Brexit

SHTUTGART, 19 shkurt /ATSH-ANSA/ – Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker deklaroi se nuk sheh mjaftueshëm sinjale për përparim mbi çështjen e Brexit sa për të shpërsuar që takimi i të mërkurës me kryeministren britanike Theresa May do të mund të jetë produktiv.

“Nesër do të takohet me May (…) por nuk shoh mjaftueshëm lëvizje për të menduar se do të jetë një bisedim produktiv”, tha ai.

“Nuk e di se çfarë do të më thotë May nesër (…) Nuk vendos Komisioni Europian se kur do të Largohet Britania e Madhe nga BE-ja, por është Britania e Madhe. Theresa May thotë se Britania e Madhe do të dalë më 29 mars. Nëse do të qëndrojë përtej marsit, si anëtar i BE-së do të duhet të organizojë zgjedhje europiane. Traktati është traktat dhe kjo është ajo që thotë”, theksoi Juncker në një deklaratë të bërë në “Twitter”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.