4 milionë euro mbështetje për blegtorinë gjatë 2019-ës

TIRANË, 19 shkurt /ATSH/ – 4 milionë euro është fondi që do të shkojë në mbështetje të blegtorisë gjatë vitit 2019.

Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2019, fondi i vënë në dispozicion të këtij sektori synon të gjallërojë fermat blegtorale dhe industrinë e përpunimit blegtoral, si degë me përparësi për ekonominë e vendit.

Krahas Skemës Kombëtare, këtë vit do të vijojë aplikimi i subjekteve rurale për të përfituar financim edhe nga programi i BE-së, IPARD II, ku pritet të hapet thirrja e dytë për 3 masat e mbështetjes. /e.xh/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.