Shtyhet afati për anëtar të Bordit të Administrimit në institucionet e arsimit të lartë

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka shtyrë afatin për aplikimin për anëtar të Bordit të Administrimit në institucionet e arsimit të lartë.

Afati është shtyrë deri në datën 26 shkurt 2019 dhe për këtë pozicion mund të aplikojë çdo person me profil publik dhe arritje të shquara profesionale në Shqipëri apo jashtë vendit, në fushat akademike, menaxheriale, publicistike, ekonomike dhe juridike, që dëshiron të kontribuojë në zhvillimin e universiteteve publike në Shqipëri.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.