Shkencëtarët kinezë zhvillojnë eksperiment biologjik në Hënë

PEKIN, 18 shkurt /ATSH/ – Në anën e largët të Hënës po zhvillohet eksperimenti i parë biologjik.

Shkencëtarët e Universitetit të Chongqingut dërguan një ngarkesë të vogël eksperimentale biologjike në sondën hënore “Chang’e-4”, ku përfshihen farëra të ndryshme, sipas CRI-së.

Projektuesi i përgjithshëm i eksperimentit Xie Gengxin u shpreh se ky eksperiment do t’i ndihmojë ata ta njohin më mirë kushtet e rritjes së bimëve e kafshëve në mjedise të ndryshme.

Ai bëri të ditur se uji në ngarkesë është lëshuar dhe farat mbinë.

Xie Gengxin-i konfirmoi gjithashtu se eksperimenti nuk do të ndotë mjedisin hënor.

“Në Hënë nuk ka ajër ose oksigjen dhe temperatura është gjithmonë shumë ekstreme, mbi 100 gradë celsius gjatë ditës dhe nën minus 100 gradë celsius gjatë natës, edhe nëse do të dekompozoheshin në Hënë bimët nuk do të shkaktonin ndotje./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.