Porti i Peshkimit në Vlorë, së shpejti në një destinacion të ri turistik

TIRANË, 18 shkurt /ATSH – I. Vata/ – “Porti i Peshkimit në Vlorë, do të jetë një destinacion i ri për t’u frekuentuar nga turistët dhe qytetarët, ka deklaruar sot prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj.

Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takimin e radhës në funksion të mbarëvajtjes së këtij procesi nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me Drejtorinë e Çështjeve Vendore dhe Funksioneve të Deleguara, Alma Mele, bashkinë Vlorë, Drejtorinë së Policisë, Prokurorinë dhe Rezervat e Shtetit.

Së shpejti, theksoi Mamaj, Porti i Peshkimit do të lirohet nga mjetet motorike të sekuestruara dhe të grumbulluara prej vitesh, duke bërë të mundur që këtë sezon turistik Porti i Peshkimit të jetë një destinacion i ri për t’u frekuentuar nga turistët dhe qytetarët. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.