Marotta nis punën për zëvendësuesin e Icardit, Zhang: Nuk e shesim te “Juventusi”

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/- Çifti “Inter” dhe Icardi nuk po funksion dhe shumë shpejt do kemi dhe divorcin, që do jetë një supergoditje për skuadrat që pretendojnë të kenë në gjirin e tyre sulmuesin argjentinas. Nga krahu tjetër, tek “Interi” lirohet një pozicion mjaft i rëndësishëm, ai sulmuesit që duhet të mbajë mbi supe skuadrën sezonin e ardhshëm.

“Juventusi” është skuadra pretendente për të siguruar shërbimet e bomberit argjentinas, por drejtuesit e “Interit” refuzojnë këtë hipotezë. “Icardi nuk do ta shisnim kurrë te “Juventusi”, mësohet të ketë thënë presidenti i “Interit”, Zhang.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i “Interit”, Giuseppe Marotta, ka tri pista kryesore për të zëvendësuar Icardin. Edin Dzekon, sulmuesin e “Romës”. Problemi qëndron te mosha, pasi futbollisti është 33 vjeç. Emri i dytë është Cavani, por uruguajani kushton shumë për moshën që ka dhe ka një rrogë të lartë, duhen vlerësuar të gjitha kushtet financiare dhe së fundmi, një investim për të tashmen dhe të ardhmen Dybala, por këtu futet sërish “Juventus” dhe debate është i madh, pasi në këtë rast do të rihapej pista “Juventus” për Icardin dhe një shkëmbim mes dy argjentinasve do të ishte bomba e merkatos së verës. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.