Kurbin/ OSHEE vijon punën për riparimin e transformatorit

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është duke vijuar punimet për riparimin e transformatorit të djegur në zonën e Malësisë së Kurbinit.

OSHEE bën me dije se pajisja është duke u zëvendësuar nga 2 transformatorë të tjerë, të cilët janë dërguar në qytetin e Laçit, duke bërë që problemi të marrë zgjidhje brenda 24 orëve.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.