Investimet në arsim, standarde më të mira për 500 nxënës në Balldre

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Shkolla e Mesme e Bashkuar “Karl Gega” në Balldre do të ofrojë standardet më të mira për rreth 500 nxënësit e saj, falë investimeve të fundit.

74 milionë lekë është buxheti i akorduar për rikonstruksionin e plotë të kësaj shkolle, bashkëfinancim i bashkisë Lezhë dhe FSHZHV.

Rikonstruksioni i plotë parashikon edhe palestrën si dhe ambientet e tjera sportive.

Taksa e arsimit e aplikuar vitin e shkuar nga bashkia Lezhë, po përdoret vetëm për ndërhyrje në krijimin e kushteve sa më të mira në arsim, ku bashkia nga viti në vit ka rritur po ashtu edhe buxhetin për këtë fushë.

Në asnjë shkollë në Lezhë nuk zhvillohet më mësimi më dy turne, ndërsa së shpejti nis puna për rikonstruksionin edhe shkollave të tjera si, “Gjergj Kastrioti” në Lezhë, shkolla “At Zef Pllumi” në Shëngjin, Shkolla e Ishull Shëngjinit, Shkolla e Mesme e Bashkuar në Ishull-Lezhë etj.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.