Haradinaj: Jemi të bekuar me lidhjen e përhershme me miqtë amerikanë

PRISHTINË, 18 shkurt/ATSH/-Një delegacion i senatorëve dhe kongresistëve amerikanë është duke qëndruar në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj takoi delegacionin amerikan të senatorëve dhe kongresistëve të cilët po qëndrojnë në Kosovë.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe personalitete nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia.

“Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë”, deklaron Haradinaj lidhur me këtë takim. /KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.