Gentian Stojku merr vendin e Gjokës të larguar nga “Kamza”

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ – Gentian Stojku do të jetë trajneri i ri i “Kamzës”, pas largimit të Ernest Gjokës. Humbja ndaj “Kastriotit” ishte vendimtare për largimin nga stoli i “Kamzës” i Gjokës. Naim Qorri, president i klubit nuk e ka vonuar shumë dhe ka gjetur menjëherë zëvendësuesin, Gentian Stojku, i cili tashmë do të lërë “Erzenin” me të cilin po kalonte një sezon të mirë.

44-vjeçari tashmë ka një mision të vështirë, pasi objektivi mbijetesë nuk është aspak i lehtë. Stojku do të provojë për herë të parë në karrierën e tij një stol të Superligës, pas eksperiencave në kategoritë inferiore. 44-vjeçari ka drejtuar më herët “Sopotin”, “Pogradecin” dhe “Tomorrin”.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.