E lënë në harresë deri në 2015, rruga e “Kosovarëve” transformim tërësor


TIRANË, 18 shkurt/ATSH/- Rruga e “Kosovarëve”, e cila lidh Parkun e Liqenit me “Komunën e Parisit” ofron tashmë standardet më të mira qoftë në përmasa, ashtu edhe në elementë të tjerë, duke ofruar korsi për biçikletat dhe vrapuesit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një video të publikuar në rubrikën “Rikthim”, sjell pamjet si ishte dhe si është transformuar kjo rrugë.

“Shihe dhe kujto sa ka ndryshuar Tirana. Sot e nisim me rrugën e Kosovarëve, e lënë në harresë e baltë deri në 2015, kurse tani një rrugë me korsi biçikletash, trotuare dhe pemë”, shprehet Veliaj.

Rruga e Kosovarëve, emri i dhënë në kujtim të atyre ditëve të dhimbshme të viteve ’98-’99 gjatë kohës së krizës në Kosovë, i ka dhënë mundësinë kësaj lagje që të urbanizohet plotësisht dhe të rrisë vlerën e pronave përreth.

Si çdo investim i ri bashkisë, ka një korsi të dedikuar të biçikletave, ka trotuare të bollshëm dhe gjelbërim./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.