De Gea bëhet më i paguari në Premier Ligë

TIRANË, 18 shkurt ATSH/ – David de Gea duket se do të përfitojë një kontratë të majme tek “Manchester United”.

U raportua se portieri po largohet nga “Machester United”, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Skuadra angleze do t’i ofrojë kontratë të re spanjollit, pasi ajo aktuale skadon në fund të këtij sezoni.

Me kontratën e re, David de Gea do të bëhej lojtari më i paguar në historinë e Premier League.

Besohet se spanjolli do të kalojë Alexis Sanchezin dhe Mesut Ozilin që fitojnë 400 mijë paundë në javë, duke marrë një pagë prej 450 mijë paundësh.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.