Çmimet Oscar do prezantohen të gjitha live

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ – Organizatorët e Oscarëve kanë anuluar një vendim të mëparshëm për të prezantuar katër çmime gjatë reklamave, pas përballjes me një reagim të ashpër nga aktorët.

Fillimisht Akademia njoftoi se çmimet për fotografinë më të mirë, instalimin, veshjen si dhe “make-up” do të ndaheshin gjatë kohës së transmetimit të reklamave. Çmimet do të jepeshin në internet në përpjekje për të shkurtuar trasmetimin televiziv.

Organizatorët thanë se i morën parasysh “reagimet” dhe ndryshuan mendje. Në një deklaratë Akademia tha, ”të gjitha çmimet do jepen në formatin tradicional”.

Por kjo nuk është polemika e parë që Oskar përballet. Akademia vendosi të prezantojë një kategori të re këtë vit, por hoqi dorë pas një reagimi të ashpër.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të 24 shkurtit nuk do ketë as mikpritës, pasi aktori Kevin Hart u largua pas polemikave për homofobi. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.