BRUKSEL – BE-ja paralajmëron për rreziqet e një përshkallëzimi ushtarak në Venezuelë

BRUKSEL, 18 shkurt /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian paralajmëroi sot për rreziqet e një përshkallëzimi ushtarak në Venezuelë dhe theksoi se do të vazhdojë pjesëmarrjen e saj në iniciativa ndërkombëtare për një zgjidhje paqësore të krizës në këtë shtet.

”Ne përjashtojmë në mënyrë kategorike çdo mbështetje nga Bashkimi Europian apo çdo formë pranimi kundrejt idesë së një përshkallëzimi ushtarak në Venezuelë”, paralajmëroi shefja e diplomacisë, Federica Mogherini në një konferencë shtypi pas një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të BE-së në Bruksel.

Kreu i diplomacisë spanjolle, Josep Borell u shpreh i shqetësuar në lidhje me disa informacione ku raportohej për një dislokim të ushtarakëve amerikanë në kufirin mes Kolumbisë dhe Venezuelës./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.