Braçe: Opozita kërkon pushtet në tavolinë

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ – Pas vendimit të partive politike opozitare për djegien e mandateve të tyre, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri, Erion Braçe, i cili thekson se opozita kërkon që të marrë pushtetin në tavolinë.

“I dogjëm ne! E bëtë? Po! Çfarë kërkoni tani, zgjedhje? Jo! S’duam zgjedhje! Po atëherë çfarë doni? Të ikësh ti, të ikni ju! Po si kështu? Me kë do shkoni në zgjedhje pastaj? Vetëm do ikim! Aaaa domethënë doni pushtetin në tavolinë? Jo, jo! Thjeshtë ikni ju!”, shprehet Braçe.

Pasditen e së hënës partitë opozitare kanë rënë parimisht dakord për të djegur mandatet e tyre.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.