ATHINË – Avramopulos: Këto zgjedhje europiane më të rëndësishmet që nga krijimi i BE

ATHINË, 18 shkurt /ATSH-ANA/ – Europa është një ombrellë mbrojtëse për Greqinë, theksoi komisioneri europian, Dimitris Avramopulos duke folur në Forumin Olimpik të organizuar nga gazeta greke “Patris”.

“Në kohën e krizave gjeopolitike nga Tunizia deri në Ukrainë, Greqia është në periferi të saj dhe duhet të ruajë një përparësitë që janë siguria dhe stabiliteti”, tha ai.

Gjatë fjalimit të tij, Avramopulos iu referua zgjedhjeve të ardhshme europiane duke vënë në dukje se “ato do të jenë zgjedhjet më të rëndësishme që nga krijimi i Bashkimit Europian, pasi forcat populiste do të kërkojnë të fitojnë terren dhe të vënë në dyshim sfidat europiane”.

”Gjithmonë ka rreziqe për kthimin në të kaluarën e errët, në faqet e errëta të historisë moderne europiane dhe përpara kësaj sfide forcat demokratike europiane duhet të ngrihen dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për të parandaluar çdo kthim që çon në konflikt. Ne nuk mund ta lejojmë kthimin e Europës në të kaluarën e saj të errët “, theksoi ai./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.