Zbulohet data e sezonit të fundit të “Game of Thrones”

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ – Adhuruesit e “Game of Thrones” (Fronit të Shpatave) e kanë ndjekur me besnikeri serialin për 8 vite. Tani, presidenti i “HBO”-së, Casey Bloys thotë se ka parë seritë përfundimtare të sagës së jashtëzakonshme, e shprehet i bindur se fansat do të mbeten të kënaqur me fundin e saj.

”Ato që pashë më krijojnë bindjen e plotë se, fansat e serialit do të mbeten mjaft të kënaqur me këtë sezon. Mënyra sesi seritë mbyllen është dramatike dhe emocionuese. Besoj se do të përmbushë pritshmëritë e të gjithëve”, tha Casey Bloys, president i ”HBO”-së.

Por, Bloys sigurisht që nuk dha detaje, duke vazhduar ta ruajë misterin deri në fund. Komploti i serive të fundit po mbahet i fshehtë me shumë fanatizëm, megjithatë fansat kanë arritur të krijojnë disa ide nga fotot e reja të bëra publike, në bazë të të cilave arritën të identifikojne 13 personazhet që do të kenë vijimësi dhe fatin që mund t’i presë ata.

Sezoni i tetë dhe i fundit i “Game of Thrones” nis më 14 prill. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.