Vlorë/ Punime në rrjet, ndërprerje e pjesshme e energjisë në disa zona

TIRANË, 17 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentë e energjisë elektrike Vlorë se do të ketë ndërprerje të pjesshme të energjisë në disa zona.

OSHEE, shpjegon se “Në vijim të masave për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes, OSHEE Vlorë do të kryejë punime në nënstacionin Kocul, të hënën 18 Shkurt, nga ora 08:00-16:00.

“Pa energji do të mbeten: Kocul, Veshdanisht, Peckatre,Treblove, Gernec, Vllahine, Kropishte, Shametaj, Fengje, Peshkepi Penkove”, sqaron OSHEE. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.