Veseli: Kosova është e bekuar nga Zoti dhe miqtë e saj

PRISHTINË, 17 shkurt /ATSH/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalimin e tij në seancën solemne për shënimin e 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, tha se shteti i Kosovës është histori e suksesit por edhe e sfidave.

 Ai tha se të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, kanë për detyrë ta ruajnë Republikën e Kosovës dhe ta bëjmë vend të begatë për qytetarët,  për të rinjtë, për punëtorët, minatorët, mjekët, arsimtarët, policët, ushtarët, shërbyesit civilë, për secilin që e ndjen Kosovën atdheun e tij.

 “Në besimet fetare, thuhet se njeriu është i bekuar kur ka Zotin në anën e tij. Ndërkaq, në politikën globale, i bekuar është ai shtet që ka botën perëndimore në anën e tij, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E tillë është Kosova, vend i bekuar nga Zoti dhe miqtë”, tha ndër të tjera kryeparlamentari Veseli.

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. /j.p/ 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.