VENEZUELË – Mijëra vullnetarë në pritje të ndihmës humanitare

KARAKAS, 17 shkurt /ATSH-AFP/ – Mijëra vullnetarë venezuelianë po përgatiten sot për të pritur në kufi ndihmën humanitare të grumbulluar në Kolombi, Brazil dhe në Curaçao me rrezikun e një sprove force me ushtrinë besnike të Nicolas Maduros.

Në këtë shtet i përfshirë në krizën ekonomike, ndihma emergjente është në qendër të përballjes mes opozitarit Juan Guaido, i njohur si president i përkohshëm nga rreth pesëdhjetë shtete dhe kreut të shtetit venezuelian, sipas së cilit ndihma nuk është gjë tjetër veçse një pretekst për një ndërhyrje ushtarake të SHBA-së.

Të shtunën, disa mijëra mbështetës të Juan Guaido u mblodhën në Los Cortijos, në verilindje të Karakasit, për t’u regjistruar në listat e vullnetarëve të gatshëm për të marrë pjesë në ”ortekun humanitar” të kërkuar nga kryetari i Parlamentit.

Sipas tij, 600 000 persona janë regjistruar deri tani vullnetarë. / /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.