SHBA – Trump i kërkon shteteve europiane riatdhesimin e xhihadistëve të burgosur në Siri

UASHINGTON, 17 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi shteteve europiane, kryesisht Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë për të riatdhesuar dhe gjykuar shtetasit e tyre të burgosur në mesin e xhihaditëve në Siri.

Kërkesa e Trump, e artikuluar në një postim të shtunën në mbrëmje vonë në Twitter, vjen ndërsa grupi i Shtetit Islamik (ISIS) është shumë pranë humbjes së territorit të fundit të kalifatit të tij në sajë të ofensivës së aleancës arabo-kurde dhe koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga SHBA-ja.

‘’SHBA-ja i kërkon Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë europianë të rimarrin mbi 800 luftëtarë të ISIS-it, të cilët i kemi ndaluar në Siri që më pas duhet të dalin para drejtësisë’’, shkruan Trump./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.