SHBA – Shanahan: Asnjë vendim për financimin e murit në kufi me Meksikën

UASHINGTON, 17 shkurt /ATSH-AFP/ – Shefi i Pentagonit, Patrick Shanahan njoftoi sot se nuk ka marrë ende asnjë vendim për financimin e murit që kërkon të ndërtojë Donald Trump në kufirin me Meksikën.

”Në mënyrë shumë të ndërgjegjshme, ne nuk kemi marrë asnjë vendim”, deklaroi sekretari i përkohshëm i Mbrojtjes. Ai do të marrë pjesë në Gjermani në një takim ndërkombëtar pasi presidenti amerikan dekretoi të premten ”emergjencën kombëtare” për t’u përballuar me atë që ai e cilëson ”pushtim” nga grupet kriminale, të trafikantëve, të drogës dhe të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë kufirin me Meksikën.

Në sajë të kësaj procedure të jashtëzakonshme, Trump ka akses tek fondet federale për të financuar ndërtimin e murit kufitar, një premtim i bërë gjatë fushatës presidenciale.

Pentagoni është burimi më i madh i fondeve federale të emergjencës, dhe Shtëpia e Bardhë njoftoi që presidenti do të merrte rreth 6,1 miliardë dollarë nga dy burime të Departamentit të Mbrojtjes. 3, 6 miliardë nga një fond kushtuar ndërtimit ushtarak dhe 2,5 miliardë fonde kushtuar për aktivitetet e luftës kundër drogës./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.