LONDËR – May së shpejti bisedime me liderët e BE-së për Brexit

LONDËR, 17 shkurt /ATSH-AFP/ – Kryeministja britanike, Theresa May do të bisedojë në ditët në vijim me të gjithë liderët e shteteve anëtare të BE-së dhe u dërgoi një letër deputetëve konservatore për unitet në lidhje me Brexit.

Në këtë letër, ku disa pjesë të shkëputura të saj u bënë publike të shtunën në darkë nga Downing Street, May i kërkon partisë së saj për të tejkaluar ndasitë.

‘’Zyrtarët konservatorë duhet të sakrifikojnë preferencat e tyre personale për shërbimin e lartë të interesit kombëtar”, shkruante ajo.

Të enjten, deputetët britanikë hodhën poshtë një mocion besimi ndaj përpjekjeve të May për të siguruar disa modifikime të marrëveshjes së Brexit, ndërkohë që anëtarë të partisë së saj abstenuan./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.