FOTO/ Pragsezoni, perspektiva e punësimit të të rinjve në industrinë e turizmit

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ – Rritja e numrit të turistëve në vitet e fundit i ka dhënë një hov cilësor zhvillimit të sektorit të turizmit, hotelerisë dhe punësimit në vendin tonë.

Kjo rritje çon në perspektivë punësimin e të rinjve në sektorin e turizmit si një nga objektivat kryesor që ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka dhe për vitin 2019 pasi ky sektor ka nevojë për sa më shumë burime njerëzore në dispozicion.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë një takimi me të rinjtë e Durrësit tha se, “në angazhimin për më shumë shërbime ndaj qytetarëve, më shumë mirëqënie dhe punësim. Me të rinjtë e shkollave profesionale në Durrës, për perspektivën e gjerë të punësimit të të rinjve në industrinë e turizmit që po ndërtojmë. Bashkëbisedim me sipërmarrësit turistikë të qarkut bredgetar, për përmirësimet dhe zgjidhjen e problematikave në prag të sezonit turistik 2019”.

“Inspektim në Zyrat e reja të Punës së Krujës, aty ku bashkohet oferta gjithmonë në rritje për profesionistë me kërkesën për punësim. Mbyllje dhe gjelbërim i venddepozitimit shumëvjeçar të mbetjeve në qendër të qytetit. Takim me drejtorët dhe administratorët rajonalë të qarkut Durrës, për diskutimin e problematikave, eleminimin e burokracive dhe shërbim më cilësor ndaj qytetarëve”, përfundoi Klosi. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.