FOTO/ Kroçera “E bukura e Adriatikut” çel sezonin turistik në Sarandë

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ – Shqipëria tashmë është shndërruar dhe në vendin e turizmit elitar ku portet e vendit tonë po mirëpresin kroçerat luksoze me turistë të huaj që vizitojnë vendin tonë si një nga destinacionet e preferuara turistike.

Bregdeti i Sarandës ka mirëpritur ”Të bukurën e Adriatikut” korçerën “La bella de l’Adriatique” e cila ka çelur sezonin turistik në qytetin bregdetar.

Alket Hyseni deputeti i Partisë Socialiste shprehet se, ”më e bukura e Rivierës sonë, nis sezonin turistik me ”Të bukurën e Adriatikut”. Kroçera “La bella de l’Adriatique”, solli 135 turistët e parë në udhëtimin e saj të parë, nga 7 që do të ketë kjo anije këtë sezon në Shqipëri. Sezon të mbarë e bukura Sarandë”.

Masat e marra gjatë sezonit të fundit turistik për lehtësimin e lëvizjes dhe ankorimit të mjeteve turistike kanë bërë të mundur që gjatë 2018 numri i jahteve, kroçerave dhe anijeve turistike në vendin tonë të rritet ndjeshëm krahasuar me 2017. /a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.