FOTO/ Berat, rrugëtim në trashëgiminë kulturore përmes lojës

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ – Qendra Kombëtare e Muzeve Berat në bashkëpunim me organizatën Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), realizoi për herë të parë aktivitetin “Loja Mos u Nxeh” me nxënësit e klasës së 5-të të shkollës ”Llambi Goxhomani”.

“Mos u nxeh” i fton të rinjtë të provojnë durimin në një rrugëtim me informacion edhe plot surpriza, që të shoqërojnë nga lumi Osum deri në kalanë e qytetit.

Objektivi i aktivitetit është që nxënësit nëpërmjet lojës të kuptojnë çfarë është trashëgimia kulturore, të identifikojnë karakteristikat e veçanta të qytetit të Beratit, të kuptojnë stilin dhe mënyrën e jetesës, të dallojnë monumentet e kulturës si dhe të identifikojnë lidhjen mes të sotmes dhe traditës.

”Loja Mos u Nxeh” do të pjesë e aktiviteteve me shkolla të tjera të qytetit si dhe do të realizohet edhe në ambientet e muzeut Etnografik duke u falur vizitorëve zbavitje dhe argëtim. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.