AUSTRALI – 50 miliardë dollarë investime për nëndetëset

KANBERA, 17 shkurt /ATSH-DPA/ – Australia nënshkroi zyrtarisht një kontratë prej 50 miliardë dollarësh (35,5 miliardë dollarë) me Francën për ndërtimin e një flote prej 12 nëndetësesh.

Shoqëria ”Naval Group” fitoi tenderimin në 2016 për të projektuar nëndetëset për marinën australiane duke dalë fituese mbi propozimet e paraqitura nga Japonia dhe kompania gjermane ”ThyssenKrupp”.

Por, negociatat mbi kontratën përfundimtare ishin irrituese dhe madje vunë në pikëpyetje marrëveshjen vitin e kaluar për shkak të kolapsit të kostos dhe vonesave në prodhim.

Kryeministri australian Scott Morrison dhe ministri i Mbrojtjes Christopher Pyne u takuan me ministren franceze të Shërbimeve Ushtarake, Florence Parly në Canberra dhe nënshkruan marrëveshjen mbi nëndetëset.

Ndër të tjera, marrëveshja rregullon kohëzgjatjen, garancinë dhe certifikatën e pronës intelektuale. Kontrata është projekti më i madh i infrastrukturës dhe zhvillimit të Australisë si dhe prokurimi më i madh në fushën e mbrojtjes.

Morrison përshëndeti planin e guximshëm si “pjesë e investimit më të madh të Australisë për mbrojtjen në kohë paqeje”.

“Kjo do të thotë që jemi duke u siguruar që jemi në rreshtin e parë kur bëhet fjalë për anijet moderne dhe fuqinë e zjarrit”, u tha Morrison gazetarëve./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.