Tifozët e “Interit” sulmojnë gruan e Icardi-t

TIRANË, 16 Shkurt ATSH/ -Tifozët e “Interit” janë vërtet të tensionuar për të ardhmen e Mauro Icardit.

Argjentinasit iu hoq shiriti i kapiteni pak ditë më parë, teksa tifozët po ia nxjerrin inatin bashkëshortes së tij dhe njëkohësisht agjentes Uanda Nara.

Sipas asaj që raporton “Gazzeta dello Sport”, makina e saj është sulmuar me gurë ndërkohë që po futej në autostradë në zonën e San Siros. Fëmijët e çiftit ishin gjithashtu në makinë. Për fat të mirë episodi nuk ishte shumë serioz, por kjo shenjë po tregon se tensioni po kalon kufijtë.

/gj.m/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.