SOFT NEWS – Kur nga arinjtë të mbron… ushtria!

MOSKË, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – Banorët e një qyteti rus në arkipelagun arktik, Novaja Zjemlja (Toka e Re) do të pranojnë mbrojtje ushtarake kundër një fluksi të arinjve të uritur polarë.

”Qyteti Belushja Guba aplikoi një regjim të situatave emergjente në javën e fundit, sepse mbi 50 arinj polare kanë hyrë në zonat e banimit”, sipas administratës lokale.

“Është e pamundur të ikësh nga një ari polar!”, theksoi administrata në një deklaratë.

Për shkak të një deficiti ushqimor, arinjtë polare mund ta kthejnë vëmendjen tek çdo burim i mundshëm ushqimor, duke përfshirë qeniet njerëzore. Raportet theksuan se fushat e akullit që tradicionalisht siguronin baza natyrore të gjuetisë për arinjtë u shkrinë nga temperaturat relativisht të larta.

Ushtria tha se do të mbronte banorët lokalë kundër arinjve me “sjellje agresive”./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.