Protestuesit sulmojnë sërish Kryeministrinë


TIRANË, 16 shkurt ATSH/ – Protestuesit kanë tentuar sërish të hyjnë në Kryeministri.

Ata kanë çarë për herë të dytë kordonin e policisë dhe kanë tentuar të futen në Kryeministri përmes hyrjes kryesore, por aty Garda ka përdorur gaz lotsjellës për ti larguar.

Protestuesit kanë shqyer edhe tendën që rrethonte kërpudhën, një prej instalacioneve që ndodhet në oborrin e Kryeministrisë.

Ndërsa Garda e Republikës bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe të ruajnë qetësinë, protestuesit kanë vijuar të hedhin tymuese dhe kapsolla ndërsa shkatërruan edhe foninë nga vinin thirrjet e Gardës.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.