Leku forcoi pozitat në raport me monedhat e 5 vendeve partnere

TIRANË, 16 shkurt /ATSH/- Leku forcoi pozitat ndaj shportës së monedhave të vendeve partnere tregtare.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, indeksi i përbërë i kursit nominal të këmbimit monedhave të pesë partnerëve tregtarë kryesorë Itali, Greqi, Gjermani, Turqi dhe Kinë, (KNEK) shënoi mesatarisht vlerën 93 ose rreth 0.8% më pak se tremujorin e tretë të vitit 2018.
Sipas BSH-së, në terma realë, zgjerimi i diferencës së inflacionit në vend përkundrejt atyre të vendeve partnere ka përcaktuar një nënçmim të lehtë të nivelit mesatar të indeksit KREK, prej 0.4% në terma tremujorë.
Ndërkohë që në tremujorin e katërt 2018, një dollar amerikan kushtoi mesatarisht 1.14 euro ose 1.8% më shumë se në tremujorin e tretë.
Kursi nominal efektiv i këmbimit (KNEK/NEER) llogaritet kundrejt monedhave të pesë partnerëve tregtarë kryesorë (Itali, Greqi, Gjermani, Turqi dhe Kinë), duke përdorur peshat përkatëse në tregti. Me qëllim përllogaritjen e kursit lira/lek dhe renminbi/lek, kursi zyrtar referues mbetet ai i lirës turke dhe renminbit kinez ndaj dollarit amerikan.
Kursi i këmbimit KNEK është bashkëtregues i rëndësishëm në analizat e ndryshme ekonomike e financiare të BSH-sëpër e.xh/ /a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.