Lamallari: Vlerësim dhe respekt për profesionalizmin e Policisë dhe Gardës

TIRANË, 16 Shkurt ATSH/ – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka shprehur sot vlerësimin dhe respektin për profesionalizmin e dëshmuar sot në menaxhimin e protestës nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës.

Lamallari ka theksuar se këto institucione u treguan të forta dhe me vlera europiane.
“Vlerësim dhe respekt për profesionalizmin e dëshmuar sot në menaxhimin e protestës nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës. Institucione të forta me vlera europiane”, është shprehur Lamallari.

/gj.mima/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.