Kushte dinjitoze në Qendrën Shëndetësore në Patos për rreth 25 mijë banorë

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ – Rikonstruksioni i qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, do të rrisë edhe më tej shërbimin mjekësor ndaj qytetarëve.

Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima së bashku me Drejtorin Rajonal të FSDKSH Fier,Vasil Bregu, zv/ kryetarin e bashkisë Patos, Klaudio Alisinanaj dhe përfaqësuesen e projektit HAP, Klodiana Tosuni, kanë marrë pjesë në analizën vjetore për vitin 2018 të Qendrës Shëndetësore “Thoma Rrudha” Patos, qendër në të cilën janë vizituar plotë 41 119 banorë të kësaj zone për vitin 2018.

Në këtë qendër shëndetësore ofrohet shërbim shëndetësor për 24 926 banorë me 13 ambulanca. Qendra Shëndetësore Patos ka një plan rimbursimi vjetor 35 292 794 lekë, i ndarë ky për secilin mjek duke u bazuar në:

  • Realizimin e vitit të kaluar 35 292 794 lekë.
    • Numrin e sëmundshmërisë kronike, 20 069 kronik.
    • Numrin e rasteve të reja, 402 raste të reja.
    • Ndryshimeve të terapive, 528 pacient me ndryshim terapie.
    • Rasteve të reja të zbuluara nga Check–up që kanë hyrë për here të pare në skemën e rimbursimit, 163 raste.

Deputetja socialiste ka bërë të ditura edhe objektivat që ka kjo qendër për vitin 2019, të cilat janë:

–Plotësimi i kritereve për Akreditimin e QSH Patos.
–Efikasitet të lartë në dhënien e ndihmës mjekësore.
–Përgjigje në rastet e emergjencave të ndryshme
–Hartimi i një plani pune vjetore.
–Transparencë në përdorimin e fondeve publike.
–Lidhje me donatorë për nevojat imediate.

Vizita të ofruara për pacientët gjatë vitit 2018 gjithsej janë 42 911 vizita.

– Vizita patologjike 36 828

– Vizita mbi 60 vjeç 19 195

– Vizita pediatrike 6 277

– Vizita 0-1 vjeç 1 367

– Vizita në banesë 564

– Ekz. Radiologjike 623

– Ekz. Laboratorike 460

– Mjekime 2 723

– Injeksione 9 660

Gjatë vitit 2018 falë mbështetjes së projektit Hap është realizuar dhe rikonstruksioni e mobilimi i kësaj qendre, si dhe janë zhvilluar trajnime për përdorimin e çantës së infermierit të mundësuar nga projekti zvicerian “SHËNDET PËR TË GJITHË”.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.