HAPËSIRË – Del jashtë funksioni roboti ‘’Opportunity’’në Mars

UASHINGTON, 16 shkurt /ATSH-AFP/ – Roboti ‘’Opportunity’’, që shkeli për herë të parë në Mars në vitin 2004 dhe konfirmoi për praninë e ujit, u deklarua zyrtarisht jashtë funksionit nga NASA, gjë që shënon dhe fundin e një prej misioneve më të suksesshme në historinë eksplorimit të sistemit diellor.

‘’E deklaroj të përfunduar misionin ‘’Opportunity”,  pohoi shkencëtari kryesor i NASA-s, Thomas Zurbuchen në një konferencë shtypi në Pasadena të Kalifornisë, në ‘’Jet Propulsion Laboratory’’ pikërisht në zonën e nisjes së fluturimit.

‘’Megjithëse është një mjet, është e vështirë të ndahesh nga ai’’, shprehet drejtuesi i programit, John Callas.

Kontakti me roverin kishte humbur që prej 10 qershorit 2018, kur një stuhi rëre përfshiu Planetin e Kuq, errësoi atmosferën prej gati disa muaj duke u bërë pengesë për rikarikimin e baterive me anë të paneleve diellore.

‘’Pas tetë muajsh dhe mbi 1 000 mesazheve të dërguara nga Toka pa përgjigje, NASA vendosi që përpjekja e fundit do të kryhej të martën në darkë. Nuk morën asnjë përgjigje, dhe ishte momenti për ti dhënë lamtumirën tonë’’, thekson John Callas./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.