Gattuso: Na duhet vetëm fitorja ndaj “Atalantës”

TIRANË, 16 Shkurt ATSH/ – “Milani” do të ketë një transfertë të vështirë sot në mbrëmje teksa do të përballet në Bergamo me “Atalantën”.

Vendasit janë mjaft të rrezikshëm në shtëpi, teksa kanë mundur “Interin”, “Lazion”, “Juventusin”, duke ndalur dhe “Romën”.

Megjithatë trajneri i kuqezinjve Gattuso kërkon vetëm fitoren.

“Është një takim shumë i rëndësishëm dhe po aq të rëndësishme janë tri pikët, por edhe nëse marrim maksimumin, përsëri do të jetë një rrugë e gjatë për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve”, tha Gattuso. “Atalanta është një kundërshtar i rrezikshëm, vrapojnë shumë dhe kanë tri vite që luajnë së bashku disa lojtar dhe bëjnë futboll të bukur”, u shpreh Gattuso.

“Ne kemi një filozofi që në çdo ndeshje kërkojmë maksimumin e pikëve. Fizikisht jemi mirë dhe kjo ka rëndësi”, vijoi ai.

“Ndaj “Atalantës” duhet të shpenzojmë shumë energji pasi ata nuk ndalen për asnjë moment. Na nevojitet një ndeshje e rëndësishme në nivelin fizik dhe teknike për të marrë atë që duam”, përfundoi Gattuso.

/gj.m/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.