FUTBOLL – Pas Piatek, “Milani” kërkon një tjetër lojtar polak

TIRANË, 16 Shkurt ATSH/ – Polaku Piatek po rezulton një blerje e qëlluar e Milanit. Kjo ka bërë që ekipi të vendoset në një tjetër lëvizje për një tjetër futbollist polak.

Ndërkohë, ndjekësit e talenteve të kuqezinjve prej kohësh janë vënë në ndjekje të Bartosz Zynek.

Polaku është (16 vjeç) dhe luan me ekipin U-19 të Zglebie Lubin, klub nga i cili ka dalë edhe Piatek, para se të kalonte tre Cracovia.

Zynek ka edhe nënshtetësi angleze, ndërsa më parë ka qenë pjesë e ekipit të moshave të QPR në Angli.

Ai është pjesë e kombëtares U-19 të Polonisë dhe sot do zbresë në fushë kundër Sllovakisë.

Mesfushori konsiderohet si talent, teksa ka fituar edhe çmime personale në Poloni.

/gj.m/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.