Futboll – Nedved flet për të ardhmen e Dybala

TIRANË, 16 Shkurt ATSH/ – Pavel Nedved foli para ndeshjes, së luajtur mbrëmë mes “Juventusit” dhe “Frosinones”, duke larguar zërat se ylli i skuadrës bardhezi, Paolo Dybala, mund të largohet.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi qenë në gjendje të riaftësojmë lojtarë shumë të rëndësishëm për në Ligën e Kampionëve. Natyrisht, ata janë forca jonë, kanë shumë eksperiencë dhe pa to është më shumë e vështirë, – tha zëvendëspresidenti i “Juventusit” në mikrofonin e “Sky Sports”.

“Unë duhet të them se edhe ata që luajtën, si Rugani dhe Caceres, ishin shumë mirë në ndeshjen e fundit. Nuk kemi pësuar gol dhe kemi punuar shumë mirë.

Deklarata e Paratici për Dybala? I konfirmoj fjalët e tij, Dybala është trashëgimia jonë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për “Juventus”-in. Nuk luajti në ndeshjen “Sassuolo”-“Juventus”, por u veprua me të vërtetë mirë. Kësaj here do të luajë titullar. Nuk shoh asgjë që nuk shkon, presim shumë prej tij, sepse është një lojtar mjaft i fortë”.

/gj.m/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.