Vetingu/ Kryetari i Apelit Tiranë, Hysni Demiraj shkarkohet nga detyra

TIRANË, 15 shkurt /ATSH – I. Vata/ Shkarkohet nga detyra kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj.

Gjyqtari pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj, nuk ia doli të kalojë skanimin e Vetingut, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin e tij nga detyra.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar më 13 shkurt një seancë dëgjimore me gjyqtarin pranë Hysni Demiraj.

Pas analizimit të fakteve dhe provave, trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Etleda Çiftja, Pamela Qirko vendosi sot shkarkimin e gjyqtarit nga detyra.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka skanuar Demirajn sa i takon tre kritereve, ligjshmërisë së pasurisë dhe verifikimit etik dhe profesional. /gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.