SPANJË – Zgjedhje të parakohshme parlamentare

MADRID, 15 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare pas mosvotimit të buxhetit të këtij viti.

”Zgjedhjet do të zhvillohen më 28 prill”, tha ai.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta në më pak se katër vite në Spanjë.

Dhoma e Ulët e parlamentit spanjoll nuk e miratoi propozimbuxhetin e parashtruar nga qeveria socialiste, pasi nuk mori përkrahjen e partive separatiste katalanase./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.