SHBA – Trump: Optimist për dhënien fund të luftës tregtare me Pekinin

UASHINGTON, 15 shkurt /ATSH-AFP/ – Donald Trump u shpreh optimist në lidhje me mundësinë për dhënien fund të luftës tregtare me Pekinin dhe përmendi mundësinë e zgjatjes së armëpushimit përpara vendosjes së tarifave të rënda doganore ndaj importeve kineze.

”Negociatat tashmë në fazën e tretë dhe që priten të përfundojnë sot në Pekin në nivel ministror po ecin jashtëzakonisht mirë’’, u shpreh presidenti.

Ne jemi më afër se ç’kemi qenë ndonjëherë me këtë shtet për finalizimin e një marrëveshje të vërtetë.

Ai përmendi gjithashtu mundësinë që të zgjasë pas datës 1 mars armëpushimin tregtar të negociuar me homologun kinez, Xi Jinping gjatë samitit të Buenos Aires në fund të nëntorit 2018./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.