SHBA – Trump dekreton gjendjen e jashtëzakonshme për ndërtimin e murit kufitar

UASHINGTON, 15 shkurt /ATSH-AFP/ – Donald Trump njoftoi sot se do të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, një procedurë e veçantë për të financuar murin që ai ka premtuar në kufirin meksikan, duke hapur një betejë të ashpër gjyqësore me kundërshtarët e tij.

‘’Të gjithë janë të vetëdijshëm se muret funksionojnë ’’, tha Trump nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë, pasi përmendi një pushtim nga emigrantët me dokumenta të parregullta.

Kjo procedurë e lejon teorikisht të anashkalojë Kongresin për të zhbllokuar fonde federale kryesisht të destinuara për Pentagonin, për ndërtimin e veprës kryesore kundër emigracionit të paligjshëm.

Krerët e opozitës demokrate e denoncuan menjëherë si një iniciativë antikushtetuese. Ata mohuan ekzistencën e një emergjence humanitare apo në aspektin e sigurisë në kufi, duke imponuar një masë të tillë ekstreme./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.