SHBA – Thesari: Uashingtoni sanksionon 5 persona të ngushtë të ish-presidentit Maduro

UASHINGTON, 15 shkurt /ATSH-AFP/ – SHBA-ja vendosi sanksione financiare ndaj pesë zyrtarëve të lartë, persona të ngushtë të ish-presidentit Nicolas Maduro në Venezuelë, njoftoi sot Thesari amerikan.

Këta zyrtarë të lartë drejtojnë shërbimet sekrete, gardën presidenciale të Maduros, policinë dhe kompaninë shtetërore të naftës PDVSA.

‘’Thesari vendosi në listën e zezë të sanksioneve ‘’pesë zyrtarë të lidhur me ish-presidentin jolegjitim Nicolas Maduro, i cili vijon të shtypë demokracinë dhe aktorët demokratikë në Venezuelë. Ai është i përfshirë në korrupsion dhe mashtrim të rëndë përballë popullit venezuelian’’, thuhet në komunikatë./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.