Rikthehet ‘Frozen 2’, filmi i animuar më i shikuar në botë

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/- Gjashtë vite pas shfaqjes shumë të suksesshme ‘Frozen’, Disney konfirmoi rikthimin e filmit të animuar, duke nxjerrë trajlerin.

Në filmin e ardhshëm të animuar, mbretëresha Elsa (Idina Menzel) shihet duke u zhytur në një oqean të errët dhe të stuhishëm, ndërsa po përpiqej ta kthente në akull.

Të gjithë personazhet e preferuar të fansave janë rikthyer në film, si: princeshë Ana (Kristen Bell), Olafi (Josh Gad), Kristofi (Jonathan Groff) dhe sigurisht, dreri i veriut Sveni.

“Frozen 2” ndjek një nga filmin më të suksesshëm të animuar në historinë e Disney.

Me publikimin në kinema në vitin 2013, Frozen u kthye në fenomen global duke fituar më shumë se 1.2 miliardë dollarë në të gjithë botën.

Gjithashtu fitoi dy Oscars, duke përfshirë ‘Best animated feature’. “Frozen 2” do shfaqet në kinematë botërore më 22 nëntor. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.